Halit Valteri, i cili dërgoi në SPAK dy kallëzime për ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur së fundit.
Valteri është shprehur se po pret që drejtësia të bëjë punën e saj.
“Ta lëmë SPAK të kryejë hetime mbi kallëzimin e bërë. Kam shumë besim që drejtësia do triumfojë”, tha Halit Valteri.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes një shkrese i kërkoi informacione zyrtare KQZ-së për formularin e dekriminalizimit për Metën. Hetimi po bëhet në funksion të procedimit penal nr.122 të vitit 2022, të bërë nga ish-deputeti Valteri. Kujtojmë se Meta ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2013, kohë edhe kur ka kandiduar për deputet.