Koordinatorja e Partisë së Lirisë për median, Silva Caka ka sulmuar kren e SPAK-ut, Arben Kraja, pasi ky i fundit mori në hetim Ilir Metën pas denoncimit të ish-deputetit Halti Valteri për lobim në SHBA me vlerë 700 mijë euro.
Kraja hetimin e nisi me dy shkresa drejtuar Gjendjes Civile dhe KQZ-së mbi gjeneralitetet e sakta të ish-presidentit. Fokusi është te mbiemri.
Të gjithë e njohim si Ilir Meta, por zyrtarisht e ka Metaj. Caka ka publikuar një dokument që tregon se Kraja, që sot është në krye të SPAK-ut, ka qenë hetues në kohën e komunizmit.
“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?
Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.
Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë” shkruan Caka.