-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi SPAK-un, Yuri Kim i “përvishet” Metës: Ke frikë se po të vjen fundi

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka marrë në mbrojtje SPAK-un, pasi Ilir Meta sulmoi Arben Krajën.

Ish-Presidenti e cilësoi kreun e SPAK-ut, “spurdhjak i partisë që ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve”.

Më pas i nxori edhe një dokument që ka qenë hetues në ditaturën komuniste. Por Yuri Kim i doli në krah Arben Krajës duke thënë se askush nuk është mbi ligjin.

Referuar sulmit të Ilir Metës, ajo tha se të paprekshmit janë të shqetësuar se mund t’ju vijë fundi.

Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, që ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.

Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin” shkruan Yuri Kim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit