-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron paralajmëron qytetarët francezë: Na pret dimër i vështirë

Kryesoret

Emmanuel Macron paralajmëroi qytetarët francezë se mund t’u duhet të përballen me “sakrifica” për shkak të pasojave nga ndryshimet klimatike dhe lufta Rusi-Ukrainë.

Macron mbajti një fjalim të ashpër të mërkurën gjatë mbledhjes së parë të kabinetit pas pushimeve tradicionale të gushtit në vend.

“Besoj se jemi në proces për të jetuar një pike kthese apo përmbysjeje të madhe. Së pari sepse po jetojmë atë që mund të duket si fundi i bollëkut,” tha ai.

“Sistemi ynë është i bazuar në lirinë me të cilën jemi mësuar të jetojmë. Mbrojtja e këtij sistemi mund të kërkojë sakrifica”, tha Macron duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Fjalimi u duk si i projektuar enkas për të përgatitur vendin për dimrin që kemi përpara e që duket se do të jetë i vështirë me çmimet e energjisë duke u rritur ndjeshëm dhe shumë familje që po luftojnë me inflacionin.

Thatësira e madhe gjatë verës që ka çuar në kufizime të ujit në pjesën më të madhe të vendit, ka bërë që shumë francezë të shprehin frikën për efektet gjithnjë e më të dukshme të ndryshimeve klimatike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit