Një 51-vjeçar nga Tirana ka shkuar në Durrës, mbrëmjen e të martës dhe ka grabitur makinën e G. R.
Makina ishte parkuar pranë biznesit të këtij të fundit dhe kamerat e sigurisë kanë kapur momentin. Ai ka ka parë makinë e parkuar më pas ka shkuar të marr një tjetër makinë në të cilën ka ngarkuar mjetin e parë.
Policia ka arritur ta identifikoi hajdutin dhe e ka arrestuar.
“A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se me datë 22.08.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve për këtë ngjarje, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen në Durrës, të automjetit të vjedhur nga 51-vjeçari.” ka njoftuar policia.