Ndodh “incidenti” i dytë në Gramsh. Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar.
Ngjarja vjen pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku tentuan të hyjnë 2 rusë dhe 1 ukrainas, tashmë të arrestuar zyrtarisht me akuzën e spiunazhit.
“Përshëndetje të gjithëve! Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim.
Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.
Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare” Faleminderit!” shkruan ai.
Dy rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar. Ata tentuan të futeshin në uzinë duke sulmuar me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, thanë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 3 të arrestuarit për akuzat “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.