Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se ai është vetëplagosur me armën e gjahut në lagjen “Misto Mame” të kryeqytetit.
66-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim
Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.