-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Vorës dhe Kavajës, të parat që qeveria bëhet gati t’i marrë në administrim

Kryesoret

Ministria e Financave ka evidentuar se 7 bashki të vendit ndodhen në vështirësi të mëdha financiare, por Bashkia e Vorës dhe Kavajës paraqiten më rëndë për shkak se borxhet në vitin 2021.

Drejtoria e Financave vendore në Ministrinë e Financave ka formuluar një raport të detajuar për gjendjen financiare të bashkive.

Situata në Bashkinë e Kavajës dhe të Vorës është shumë më serioze ku detyrimet e prapambetura shënojnë respektivisht 91.23% dhe 90.54% të shpenzimeve faktike.

Sakaq paralelisht me këtë raport Ministria e Financave ka hapur një konkurs në të cilin synon të rekrutojë disa administratorë që në emër të qeverisë qendrore.

Në bashkinë e Vorës, detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2021 ishin sa 53.13% e shpenzimeve totale të miratuara.

Situata është mbi mesataren e vëzhguar mes të gjitha bashkive (12.90%) dhe mbi treguesin e totalit te njësive vendore (12.93%).

Në përqindje të shpenzimeve faktike 2021, detyrimet e prapambetura në Bashkinë e Vorës ishin 90.54%.

Treguesi i vështirësisë financiare është përkeqësuar shumë në tre vitet e fundit, nga 1.78% në 2019 në 53.13% në 2021.

Ndërsa në Bashkinë e Kavajës, detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2021 ishin 68.05% e shpenzimeve totale të miratuara në Bashkinë e Kavajës. N

ë përqindje të shpenzimeve faktike 2021, detyrimet e prapambetura janë 91.23%.

Përveç bashkive në vështirësi financiare, janë evidentuar edhe disa bashki kanë probleme financiare, konkretisht bashkitë: Peqin, Tropojë, Tepelenë, Rrogozhinë, Konispol, Lezhë, Kuçovë, Pogradec, Delvinë e Dimal.

44 bashki të tjera nuk kanë probleme financiare. Ndërsa bashkitë me përformancë shumë të mirë financiare gjatë vitit 2021, evidentohen bashkitë Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër, Korçë me stok më të vogël se 1% të detyrimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit