-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është “vrima” që është futur? Flet njeriu që Vis Martinaj dha 500 mijë euro për ta vrarë

Kryesoret

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga denoncimi për zhdukjen ende nuk ka asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj.

Nisur nga përplasjet dhe rivalët, policia ka një listë me një 100 emra të dyshuar se mund të jenë të përfshirë në ndonjë rrëmbim të mundshëm.

Por nuk përjashtohet as pista e inskenimit. Megjithatë rivalët po kalojnë në filtër. I fundit që është marrë në pyetje është Indrit Dokle.

Por përse ai?

Nuredin Dumani deklaroi disa muaj më parë se Ervis Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje.

100 000 Euro i mori paradhënies por krimin nuk e kreu. Policia dyshon se Dokle, ish-numri dy i bandës së Durrësit, mund të ketë gisht në zhdukje, por ky i fundit e ka mohuar.

Nuk kam konflikte me Ervis Martinajn” ka deklaruar ai. Për të përforcuar alibinë ka dhënë edhe detaje të tjera se ku ndodhej ditët që u zhduk Martinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit