-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fillimisht i prenë “krahët”! Lista, kush e do të vdekur Ervis Martinajn?

Kryesoret

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt nuk përjashtohet që të jetë krim. Nuk është e çuditshme që të kemi të bëjmë me një rrëmbim të tij.

Kjo për faktin se në dy vitet e fundit biznesmenit të basteve iu vranë shokët njëri pas tjetrit në atentate.

I vetmi që kishte arritur që të shpëtonte si nga policia që e kërkonte por edhe nga rivalët ishte vetë Martinaj.

Por prej 8 gushtit gjurmët i humbi dhe familja e denoncoi të humbur. Lista e prokurorisë dhe policisë me të dyshuar është e gjatë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Por kush janë rivalët e tij?

Klani Duka në Tiranë, Indrit Dokle në Durrës, pistat e hakmarrjes në Fushë Krujë dhe Kurbin, por edhe shumë episode të tjera ia bëjnë të vështirë shënjestrën prokurorisë.

Nuredin Dumani, tha se për kokën e Dokles, Martinaj dha 500 mijë euro për ta ekzekutuar. Dëshmia ishte tronditëse. Policia e mori në pyetje Doklen, por ai mohoi të kishte gisht në zhdukje.

Kush janë shokët e Ervis Martinajt që janë ekzekutuar?

I pari që nisi serinë ishte Fabian Gaxha në 4 tetor 2018 në Bllok. Më pas ishte Santiago Malko, ish-polici që u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019.

Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç në fshatin Gjormë. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në atentat në Tiranë në zonën e Astirit më 13 nëntor 2021.

Një mua më pas më 23 dhjetor 2021 u ekzekutua në zonën e Kodër Kamzës 35-vjeçari Can Karriqi. Prej datës 17 maj 2022 i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët.

Familjarët thonë se ai ishte mik i ngushtë i Can Karriqit. Në korrik u krye masakra e fundit para zhdukjes së Martianjt. Brilant Martinaj u vra së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.

Kjo ishte goditja e fortë që solli lëvizjen e Martianjt, që ende nuk dihet nëse është krim apo inskenim?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit