-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greva në Kosovë, revolton qytetarët: Duhet të presim një orë për një dokument

Kryesoret

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. Si pasojë e kësaj greve para komunës së Prishtinës janë shtuar radhët e pritjes mbi një orë të qytetarëve që presin për pajisje me dokumente në aparatet digjitale.

Agim Ajvazi i cili ka mbi një orë që pret për tu pajisur me certifikatë të lindjes konsideron se nuk ka pasur nevojë fare për grevë.

“Grevën katastrofë. Qe një orë e gjysmë jam duke prit për një certifikatë të lindjes. S’ka pas nevojë për grevë”, thotë ai.

Nga dita e djeshme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Përmes këtyre grevave ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

E karshi kësaj greve kanë reaguar nga Ministria e Financave të cilët kërkuan listën e grevistëve për të pezulluar pagesat e tyre. Kjo ngjalli reagime të shumta nga opozita por edhe nga KMDLNj. /Kossova press

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit