-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë-Serbi? Njeriu i SHBA-së në Ballkan: Dialogu s’ka vdekur! Pres zgjidhje speciale

Kryesoret

Një moment që mund të zgjidhë shumë ose të agravojë më keq. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur në mbyllje të vizitës në Kosovë dhe Serbi.

Ai u shpreh se qëllimi ishin përpjekjet në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe. Escobar ka thënë se dëshiron që të dyja palët të zotohen se nuk do të ketë dhunë.

“Dialogu nuk është klinikisht i vdekur. Unë nuk jam pjesë e dialogut, Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e dialogut. Por ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shpresoj që deri në fund të muajit ne do të gjejmë rrugë për të vazhduar. Në të njëjtën kohë, dialogu do të vazhdojë. Të gjitha marrëveshjet do të duhet të zbatohen, përfshirë formimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar nga fillimi, Kosova jo. Si pasojë e tensioneve, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator.

Escobar ka thënë se faktori ndërkombëtar do të vazhdojë të kërkojë nga të dyja palët që të garantojnë paqe dhe stabilitet.

Escobar ka thënë se shpreson që më 1 shtator, të mos ngarkohet jetesa e banorëve në veri të Kosovës dhe ata të jetojnë në paqe. “Shpresoj se ata nuk do të kenë nevojë për procedura administrative shtesë për të shkuar në shtëpitë e tyre. Besoj se do të mund të arrijmë këtë gjë”.

Sa u përket bisedimeve, ai ka thënë se ato kanë qenë të vështira, mirëpo ka parë “gatishmëri për të gjetur zgjidhje, gatishmëri për të ndërtuar besim përgjatë procesit”. “Mund t’i them publikut në Serbi që kemi dëgjuar shqetësimet e tyre.

Në disa raste ka shqetësime serioze për serbët në Kosovë, ka probleme serioz në besim (mes dy palëve”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha do t’i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit