-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

50% rritje për çmimin e qumështit

Kryesoret

Rritet 40 deri 50% çmimi i qumështit të lopës për fabrikat e përpunimit.

Drejtori Ezekutiv, Donjaldo Hoxha, pohon se ato hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët.

Sipas tij, nuk do të merren masa dhe të bëhen ndërhyrje në ndihmë të blegtorisë, prodhimi vendas shumë shpejt nuk do mbulojë nevojat e përpunuesve.

Hoxha thekson se arsyet kryesore të kësaj situate janë rënia e numrit të krerëve, rritja e tejskajshme e kostove të fermerëve për të prodhuar një litër qumësht.

Ndërkohë blegtoria vazhdon në rënie dhe numri i krerëve pakësohet përditë.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ra 3% krahasuar me 2020, numri i deleve ra 5% dhe i gjetheve 7% më pak.

“Të ndodhur të vetëm , blegtoria dhe përpunimi i qumështit, do të shkojnë drejt një situate të errët dhe një falimenti të sigurt.

Kërkesat dhe sugjerimet tona vazhdojnë të jenë të njëjtat.

Mbështetje 10 lekë/litër qumësht të prodhuar nga blegtorët që dorëzohet në pika grumbullimi dhe përpunimi të licencuara.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës ishte me rënie 7,4% krahasuar me 2020.

Ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%

Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020.

56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia.

Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.

Nga përfaqësues të sektorit është ngritur shpeshherë shqetësimi për rritjen e kostove të prodhimit nga heqja e skemës së TVSh-së së kreditueshme.

MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit