Renato Toro është një nga shqiptarët që do të ekstradohet drejt Spanjës. Toro, 23 vjeç u arrestua në maj të këtij viti në Fier.
Ai u shpall në kërkim nga autoritet spanjolle për trafikim droge.
“Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.
23 vjeçari është kapur më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:
– R. T., 23 vjeç, banues në Fier,” ka njoftuar policia.