-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Ishim një hap larg katastrofës bërthamore

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bota i shpëtoi për pak një aksidenti bërthamor kur termocentrali bërthamor i Zaporizhia u shkëput nga rrjeti për orë të tëra për shkak të bombardimeve ruse në rajon, një pretendim që Moska e mohon.

Granatimet ruse shkaktuar zjarr që rezultuan në shkëputjen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia nga rrjeti ukrainas.

Ndër të tjera Zelensky u shpreh se bota i shpëtoi për pak një aksidenti bërthamor.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi teknikët ukrainas që kujdesen për funksionimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya nën mbikëqyrjen e ushtrisë rus.

“Nëse stafi ynë i stacionit nuk do të kishte reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike, atëherë ne do të ishim të detyruar të merreshim me pasojat e një aksidenti bërthamor u tha Zelensky.

Një sulm me raketa në një stacion treni në Çaplinë, në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, vrau më shumë se 200 ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi 10 njësi pajisjesh.

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 25 persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën në sulmin në stacion të mërkurën, që shënoi si ditën e pavarësisë së Ukrainës, ashtu edhe saktësisht gjashtë muaj që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit