Ervis Martinaj është kthyer në njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Në ditët e para të gushtit ai është parë të lëvizë në zonën e Vlorës dhe Durrësit.
Pas arrestimit të agjentit të Forcës së posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, prokurorët kanë rënë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit para ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e policisë dhe të kërkonin ndihmë.
Së fundmi, prokuroria ka marrë në pyetje një vajzë 22 vjeçare që ka pranuar se kishte fjetur një natë me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës.
“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza.
Por si lëvizte kaq lirisht Martinaj?
Krah ti qëndronte dhe një agjent i forcave operacionale, Jeton Lami. Ky i fundi ishte ai që shoqëronte të shumëkërkuarin. Në fakt kjo dyshohet se ka qenë dhe skema e shpëtimit të postblloqeve nga polica dhe Shqiponjat. Ai kalonte lirshëm pranë forcave policore, pasi “shofer” i tij ishte një nga kolegët e policisë.
Kush janë shokët e Ervis Martinajt që janë ekzekutuar?
I pari që nisi serinë ishte Fabian Gaxha në 4 tetor 2018 në Bllok. Më pas ishte Santiago Malko, ish-polici që u vra në zonën e Porcelanit në gusht të vitit 2019.
Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç në fshatin Gjormë. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në atentat në Tiranë në zonën e Astirit më 13 nëntor 2021.
Një mua më pas më 23 dhjetor 2021 u ekzekutua në zonën e Kodër Kamzës 35-vjeçari Can Karriqi. Prej datës 17 maj 2022 i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët.
Familjarët thonë se ai ishte mik i ngushtë i Can Karriqit. Në korrik u krye masakra e fundit para zhdukjes së Martianjt. Brilant Martinaj u vra së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.
Kjo ishte goditja e fortë që solli lëvizjen e Martianjt, që ende nuk dihet nëse është krim apo inskenim?