-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim prej një viti, polica arreston 59-vjeçarin

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar një 59-vjeçar në fshatin Peshkëpi të Selenicës, pasi ishte në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. Gjykata e Vlorës i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ai u kap duke kultivuar lëndë narkotike rreth një vit më parë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit S. H., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.01.2022, i ka caktuar 59-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 20.06.2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 59-vjeçari është autor i kësaj veprimtarive kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit