-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceratori i Elbasanit, deputeti i PD-së: Është bërë si burg i sigurisë së lartë

Kryesoret

Deputeti  i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi  me anë të një postimi në facebook shkruan se inceneratori i Elbasanit është  jashtë funksionit. Boçi gjithashtu shton se punonjësit në incenarator trajtohen si skllevër dhe marrin paga minimale. Hyrja për në inceneratorin e Elbasanit është mision i pamundur.
Ngjan me një burg të sigurisë së lartë.
Gazetarët konsiderohen rrezik dhe ndalohen.
Punonjësit kontrollohen me detaje.
Mendoni se e gjithë kjo siguri është për të ruajtur plehrat?!
A mos vallë arsyeja e kësaj sigurie është imunizimi nga spiunët rusë që ata të mos mund të vjedhin teknologjinë unike të Ramës të grabitjes së parave?!
As njëra e as tjetra!
Arsyeja është pengimi i shfaqes së korrupsionit që është bërë dhe vazhdon të bëhet me 27 milion eurot e grabitura nga Rama.
Inceneratori nuk është as në remont sepse ka që në dhjetor i fikur.
Për ta ndezur e për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë. Bashkia Elbasan gjysëm e falimentuar, nuk e përballon dot.
Energjia e pretenduar për prodhim as nuk mund të mendohet.
Ndërkohë nga mungesa e funksionit, pothuaj të gjitha valvolat dhe filtrat kanë dalë jashtë përdorimit dhe kostoja e zëvendësimit është e lartë.
Punëtorët trajtohen si skllevër dhe paguhen po si skllevër modernë. Vetëm 290 mijë lekë të vjetra, ne shi, diell, mes helmeve dhe plehravez
Si në një procesion burgu, punonjësit detyrohen të dorëzojnë telefonat, a thua po hyjnë në Langley e jo në një fushë me male plehrash, nga frika e drejtuesve se mos faktojnë me foto skandalet brenda në incenerator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit