Dashnor Sula, deputeti i Partisë Demokratike thotë se moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.
Në një status në facebook ai shkruan se kryeministri nuk mund të prek ujësjellësit, por ka vendosur që sërish të rrjep qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësve dhe institucioneve të tjera shtetërore!”
“Shprehja “M’ka çuar nona me la gojën”, i përshtatet fiks mbledhjeve propagandistike të kryeministrit. Ju kujtohet pak muaj më parë një mbledhje e kryetarit të qeverisë qëndrore me kryetarët e bashkive?
Në mbledhjen me kamera kryeministri i kërkonte në mënyrë urdhërore të zgjedhurve lokal që të shlyenin borxhet e krijuara nga mospagimi i energjisë elektrike.
Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është Maj – Korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndërmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas Korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.
Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim. Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak”, shkruan Sula