-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vendosën tritol në çatinë e shtëpisë, kush është biznesmeni nga Kruja

Kryesoret

Policia ka bërë të ditur se në orët e para të së dielës një sasi tritoli u hodh në çatinë e një shtëpie në Krujë.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Altin Keqi,  banues në lagjen “Borati”, Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Mësohet se Altin Keqi,  është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë. Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit