-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitësit i vendosin tritol bankomatit, lëndohet njëri gjatë shpërthimit

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë. Policia italiane ka dhënë informacion se disa persona kanë tentuar të grabisin paratë në një bankomat duke i vendosur tritol.
Sipas raportimeve të TGCOM kjo tentativë ka dështuar madje njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë gjatë shpërthimit.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një qendre tregtare në Cattolica, një provincë e Riminit. Sipas policisë, 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, por thuhet se është nga Europa Lindore, ka humbur krahun gjatë shpërthimit, si dhe është dëmtuar në fytyrë. Policia thotë se ai është lënë aty nga personat e tjera në mënyrë që t’i vinte ndihma mjekësore.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spital ku më pas i është komunikuar arrestimi në flagrancë nën akuzën e tentativës së vjedhjes së rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit