Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi mbrëmë, ku 4 punonjës të saj, vodhën donacionet që solli një grup motoristësh gjermanë.
Bashkia distancohet nga ky akt i shëmtuar. Më tej bashkia sqaron se janë vjedhur pajisje shkollore (banka), pajisje spitalore si eko, shtretër, etj.
“Nisur nga një veprim i shëmtuar nga disa punonjës të Bashkisë Pogradec mbrëmjen e kaluar në lidhje me donacionet e sjella nga shoqata e motorristëve dhe kamionistëve gjermanë ju bëjmë me dije se:
Bashkia Pogradec distancohet kategorikisht nga këto veprime të shëmtuara. Personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia.
Organet e drejtësisë do të japin vendimin e tyre mbi veprimin e kryer dhe ne i inkurajomë fort që të zbardhen plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Asnjë pajisje e dhuruar për spitalin, shkollat dhe kopshtet të cilat janë të gjitha të inventarizuara nga të dyja palët, Bashkia edhe përfaqësuesit gjermanë, nuk është cënuar.
Ditën e sotme është bërë i gjithë komunikimi dhe verifikimi i nevojshëm me donatorët të cilët jan larguar drejt Gjermanisë pak momente më parë edhe ata vetë pas verifikimeve, kanë konstatuar se të gjitha pajisjet e sjella dhe të inventarizuara janë të pacënuara.
Edhe pse nuk kemi pajisje të përvetësuara, por vetëm disa maska dhe shtroje, veprimi i kryer është i shëmtuar dhe i dënueshëm.
Duam të shpjegojmë gjithashtu se nuk kemi të bëjmë me ndihma për familjet me probleme ekonomike siç raportohet në media apo rrjete sociale, por me pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në insitucione sipas dakordësisë që është arritur me donatorët” deklaron bashkia.
Katër punonjës të bashkisë së Pogradecit u arrestuan për vjedhjen. Ata janë; Reshit Fraholli 58 vjeç, Raif Muçka 58 vjeç, Bektash Xhudellari 35 vjeç dhe Marsel Muçllari 35 vjeç.