Pak ditë më parë në media bëri xhiron lajmi i arrestimit të një vajze në Bilisht, e cila dhunoi një efektiv policie. Ajo quhet Deizi Arapi.
Në 23 gusht, në mesnatë 28-vjeçarja u përplas verbalisht dhe më pas goditi policin.
Pas arrestimit për “kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë së rendit publik” u lirua për t’u hetuar në gjendje të lirë.
Në dosje, sipas dëshmisë së policit theksohet se “vajza bërtiste nën zhurmën e një kasetofoni të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.
Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë dhe i kanë kërkuar ta ulë muzikën pasi shqetëson banorët përreth”.
Deizi Arapi jo vetëm që nuk e uli muzikën por ofendoi policët dhe njërin prej tyre e goditi kur po e shoqëronin.
Deizi Arapi është vajza e Luljeta Përbashës, këngëtare e njohur e muzikës vite më parë, që pak vite më parë ishte në kronikat e mediave për gjendjen e vështirë ekonomike.