-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ule muzikën! Si e mori policin me shpulla “bisha” e Bilishtit

Kryesoret

Pak ditë më parë në media bëri xhiron lajmi i arrestimit të një vajze në Bilisht, e cila dhunoi një efektiv policie. Ajo quhet Deizi Arapi.

Në 23 gusht, në mesnatë 28-vjeçarja u përplas verbalisht dhe më pas goditi policin.

Pas arrestimit për “kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë së rendit publik” u lirua për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Në dosje, sipas dëshmisë së policit theksohet se “vajza bërtiste nën zhurmën e një kasetofoni të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë dhe i kanë kërkuar ta ulë muzikën pasi shqetëson banorët përreth”.

Deizi Arapi jo vetëm që nuk e uli muzikën por ofendoi policët dhe  njërin prej tyre e goditi kur po e shoqëronin.

Deizi Arapi është vajza e Luljeta Përbashës, këngëtare e njohur e muzikës vite më parë, që pak vite më parë ishte në kronikat e mediave për gjendjen e vështirë ekonomike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit