Gjatë një konference për shtyp, koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi është prehur në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Ajo është shprehur se miliarda euro, të cilat shkuan për inceneratorin e Elbasanit, nuk bën asgjë veç se një grumbull të madh mbetjesh.
Mali që shihni në foto është Kilimanxharo e plehrave në inceneratorin e Elbasanit. Është një gropë mbetjesh e kthyer në mal plehrash.
Incenerator nuk ka, por e keqja që ka kapur Elbasanin dhe Shqipërinë ka pjellë këtë mal.
5 pyetjet e PD-së për SPAK
Nëse inceneratori i Elbasanit funksionon, pse është ky mal plehrash që i bën hije?
- Nëse nuk funksionon inceneratori, po Landfilli ku është degdisur?
- Për çfarë është ndërtuar inceneratori dhe landfilli i Elbasanit, nëse plehrat e qytetit kanë shkuar 300 metra mbi nivelin e detit?
- Ku kanë përfunduar 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe as përdoret, dhe plehrat janë po aty?
- A dëmtohet flora e fauna e zonës, dmth bimët dhe kafshët e zonës, apo më shumë se kaq shëndeti i elbasanasve, nga ky masiv mbetjesh, apo me shëndetësinë falas shërohet cdo gjë?
“Këtij mali me pleh i mungon një gjel. Artisti Astrit Delvina mund ta zgjidhë këtë punë. Trupi i Elisës, mendtë e Borës dhe koka e Ramës të bëhen një gjel gjithë shkëlqim e të vendosen majë këtij plehu,” ka përfunduar Bardhi.