-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petro Koçi: Meta bashkëpunoi me njerëzit e shërbimeve sekrete

Kryesoret

Partia Socialiste rikthen debatin e fundit të korrikut që akuzon Ilir Metën se ka qenë ish-sigurims.

Sot deputeti i PS-së Petro Koçi është shprehur se ish-Presidenti ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me njerëz që kane qenë anëtarë të shërbimeve sekrete.

Në një intervistë për Euroneës Albania Koçi tha se në LSI ka pasur njerëz të shërbimeve sekrete që kanë qenë kandidatë për deputetë.

“Ka qenë e çuditshme se si Meta gjatë gjithë kohës ka pasur një tendencë për të bashkëpunuar me njerëz që kanë bashkëpunuar me njerëzit që kanë punua me shërbimet sekrete.

Ka pasur dhe kandidatë për deputetë. Shpesh ai shfaqur si një person që bashkëpunon me figura të tilla që vijnë nga shërbimet sekrete qoftë dhe nga ato të së kaluarës.

Mjafton të shikon listën e fundit të LSI-së për të parë personat që kanë punuar me shërbimet sekrete.

Ka një varësi të Metës nga një proces që e lidh me këtë botë. Njeriu i përfshirë në ngjarje të tilla mbetet peng i tyre.

Ne nuk mund të lejojmë që figura të larta të shtetit të mbeten peng i fenomeneve të tilla”, u shpreh Koçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit