Albin Kurti, u ka dërguar sot edhe zyrtarisht ftesat liderëve opozitarë për tu takuar nesër për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.
“I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel. Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se gjithmonë e ka konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë.