Agjencia hapësinore amerikane, NASA, tha se po përballet me disa probleme teknike, para nisjes së raketës së tyre drejt Hënës.
NASA po tenton të nisë raketën e re drejt Hënës, të quajtur Artemis.
Inxhierët po punojnë në operacionet para nisjes dhe po hetojnë një çarje në një pjesë të raketës, nga e cila po rrjedh hidrogjeni i lëngshëm dhe oksigjeni i lëngshëm.
SLS është mjeti më i fuqishëm që ka zhvilluar ndonjëherë NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj, Artemis, që synon të dërgojë njerëzit në sipërfaqen hënore pas 50 vjetësh.
Raketa pritet të niset nga Qendra Hapësinore Kennedy dhe NASA.
Kjo raketë mëton që të dërgojë një kapsulë testuese, të quajtur Orion, shumë larg nga Toka.
Anija kozmike do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh dhe pas gjashtë javësh do të kthehet në Tokë dhe pritet të zbresë në Oqeanin Paqësor.
Lëshimi i kësaj rakete drejt Hënës nuk është moment i rëndësishëm vetëm për NASA-n, por edhe për Agjencinë Evropiane të Hapësirës,
Me këtë kontribut, Agjencia Evropiane e Hapësirës shpreson që në të ardhmen të përfshijë në udhëtimet drejt Hënës edhe qytetarë evropianë.
Problemet teknike bën që nisja drejt Hënës të shtyhet pa afat.