Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 45-vjeçarit Ben Sula në Sarandë. Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në qytetin jugor të vendit.
45-vjeçari ishte kthyer në tmerrin e pushuesve në këtë qytetet, ku shpesh futej në shtëpi apo dhoma hoteli dhe u merrte sende me vlerë.
Mësohet se Sula ishte nga Rrogozhina. Ai ishte pikasur nga policia, por informacionet për të ishin të pakta. Policia kishte vetëm një video ku nuk dukeshin shumë detaje.
Megjithatë, në orët e para të së shtunës ai u vu në pranga nga agjentë të veshur civilë. Sula pranoi jo vetëm 8 vjedhjet e këtij sezoni, por edhe 14 të sezonit të kaluar, për të cilat policia as që dyshonte që ishte i njëjti autor.
Ndërkohë, mësohet se ai është shprehur se vjedhjet e kryente pasi kishte shumë borxhe. “Kisha borxhe, isha i detyruar. Vidhja dhe ikja në Rrogozhinë, paguaja borxhet dhe kthehesha sërish”, ka thënë Sula para policisë.