Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e turistëve në këtë qytet.
Mësohet se personi i arrestuar, Ben Sula, akuzohet për të paktën 19 raste të vjedhjeve të turistëve.
Po ashtu, bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje edhe në Greqi e Itali.