Aktori Laert Vasili në një intervistë në emsionin Flet ka thënë se do të ishte një vrasës profesionist i suksesshëm dhe kjo falë prindërve të tij.
Vasili tha se nëna e tij ishte një kolonele shumë e zonja, të cilën e shihte gjithmonë kur hynte në shtëpi me kallash, pistoletë dhe dy granata dore.
“Unë shihja një njeri që ishte 1.50 metra, kolonele. Sipas një raporti të “Mossad”, ishte e dyta në traktatin e Varshavës pas një gjenerale që ishte në Gjermaninë Lindore, e dyta ishte mamaja ime në Shqipëri. Ajo që quhej mama për mua ishte një njeri me uniformë ushtarake, me çizme, me kallash, me dy bomba dore dhe me një pistoletë”, ka thënë Vasili.