-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nis për mision në SHBA, luftanija më e madhe e Britanisë pëson defekt sapo doli në det

Kryesoret

Mediat britanike raportojnë se Luftanija më e madhe që zotëron marina e  vendit  është prishur në brigjet jugore të ishullit vetëm pak kohë pasi u nis në një “mision historik” në Shtetet e Bashkuara.

“HMS Prince of Wales” u largua nga porti i Portsmouth të shtunën dhe vetëm pak pasi kishte dalë në det të hapur, u shfaq një “problem mekanik”.

“HMS Prince of Wales mbetet në zonën e stërvitjes në Bregun e Jugut ndërsa po kryen hetime për një problem mekanik”, tha një zëdhënës i Marinës Mbretërore.

Por pavarësisht kësaj, The Times sqaron se Marina britanike zakonisht nuk zbulon gjendjen e vërtetë materiale të anijeve të saj.

Aeroplanmbajtësja, e cila ka kapacitetin për të mbajtur rreth 1,600 anëtarë personeli, është ankoruar kështu në juglindje të Isle of Wight dhe zhytësit janë duke inspektuar anijen poshtë vijës ujore, sipas UK Defense Journal.

Luftanija 65,000 tonëshe ishte nisur në një mision për të formësuar të ardhmen e operacioneve të avionëve stealth dhe dronëve në brigjet e Amerikës së Veriut dhe në Karaibe. Ajo ishte planifikuar të bënte ndalesa portuale në Nju Jork, Halifax në Kanada dhe Karaibe për të punuar me aleatët e SHBA-së, duke operuar avionë F-35B dhe sisteme pa ekuipazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit