Pas një muaji hetim është zbuluar misteri i vrasjes së shqiptarit Shefki Kurti 71-vjeç në Itali, që u gjet i copëtuar më 28 korrik.
Të shtunën është arrestuar gruaja e tij. Ajo ka pranuar krimin. “E bëra copa copa me sëpatë në banjë” tha ajo, pa treguar arsyen.
Trupi u gjet i fshehur brenda disa qeseve plastike në Villanova del Ghebbo, pranë një vendi të përdorur për grumbullimin e mbetjeve në lumin “Adigetto”.
Pensionisti 71-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine.
Fëmijët në momentin e marrjes në pyetje lakun një konflikt mes prindërve, që ishte indicia kryesore e policisë për të nguluar te marrja në pyetje disa herë e gruas që në fund u dorëzua duke pranuar krimin.