Vetëm dy orë zgjati arratia e biznesmenit Arsen Muskurti në Tiranë.
Ai qëlloi për vdekje vëllanë dhe kunatën dhe u arratis, por RENEA e rrethoi në zonën e “5 Majit”.
Autori hodhi armën, por vetë nuk mundi të shpëtonte duke u prangosur.
Arsen Muskurti i njohur edhe me emrin “Hamza” i mori jetën vëllait, Dritanit dhe kuantës, Nora.
Shkak i sherrit ishte pronësia për agjencinë turistike, të themeluar së bashku, por në 2018 kaloi e gjitha në administrim të Dritanit.
Këtë fakt, Arseni nuk e pranonte. Konfliktet ishte të vazhdueshme. Madje, autori e paralajmëroi krimin edhe në rrjetet sociale.
Sot e bëri fakt. Arsen Muskurti është biznesmen i njohur në Tiranë që ka në pronësi disa dyqane me emrin ‘Natyral Vita’