Inteligjenca amerikane posedon fakte që ushtria ruse ka marrë drone nga Irani, të cilët janë të gatshëm të mbajnë dhe armë.
Rusët morën dronët nga një aeroport iranian në fillim të këtij muaji dhe i transportuan përsëri në Rusi me aeroplanë mallrash në mes të gushtit.
Ata filluan stërvitjen në Iran në fund të muajit të kaluar.
SHBA-ja tani beson se Rusia ka blerë dhe transferuar zyrtarisht dronët e serisë Mohajer-6 dhe Shahed.
Të dy llojet e mjeteve ajrore pa pilot, janë të afta të mbajnë municione të drejtuara me saktësi dhe mund të përdoren për vëzhgim.
Operatorët rusë janë ende duke u trajnuar për dronët brenda Iranit, thanë zyrtarët, dhe SHBA-ja beson se Rusia synon të importojë qindra prej tyre për t’i përdorur për sulme ajër-tokë, luftë elektronike dhe shënjestrim brenda Ukrainës.