-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Më 1 shtator nis aksioni për targat, Kurti i bindur për sukses

Kryesoret

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për të zbatuar zotimet për kartat identifikuese të njëra -tjetrës, por nuk ka ndonjë marrëveshje për targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndalojë prej 1 shtatorit.

Vuçiç ka thënë se “nuk ka zgjidhje” rreth kësaj dhe se ndryshimi i targave do të bëhet. Ai thotë se s’pati dakordim mes palëve, sepse Kosova nuk shprehu dëshirë për kompromis në çështjen e targave.

“Kurti është i bindur se do të jetë i suksesshëm. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi përballur me atë problem, por duhet të shohim. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, Erdogan do të vijë. Për momentin, jo nuk shoh ndonjë mundësi për përparim sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis”, tha ai.

Kosova pritet të ndalojë targat, të cilat, Serbia i lëshon për rajone të ndryshme të Kosovës (p.sh UR, KM, etj..)./Kosovaime

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit