Disa të shtëna armësh janë dëgjuar këtë pasdite në kryeqytet. Deri më tani është raportuar për dy të plagosur.
Forca të shumta policie janë parë në vendngjarje, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur.
Dyshohet për një krim të ndodhur brenda familjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit të Rrugës së Kavajës.