Policia shqiptare arrestoi në Himarë turkun e shpallur në kërkim ndërkombëtar Faruk Ozer, 29-vjeç i arratisur në prill të vitit 2021.
Ai dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë cash.
Shumën e fitoi duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”.
I riu mashtroi rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij ‘Thodex’.
Por kush e strehoi në Shqipëri?
Bashkë me Faruk Ozer, policia arrestoi edhe Edevaldo Haxhiun.
Ai është nipi i Armand Dukës, që e ktheu FSHF-së në “mbretëri” pasi fitoi mandatin e gjashtë në mars të këtij viti.
Haxhiu është arrestuar edhe vitin e kaluar më të njëjtën akuzë, por u lirua.
Ai akuzohet se e ndihmoi turkun që të fshihej në një banesë me qira në qytetin e Elbasanit, në rrugën “5 Maji”.