-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizjet e fundit/ Kush është “mbreti” turk i “Bitcoin” që u arrestua?

Kryesoret

Sot u arrestua në Elbasan bosi turk i “Bitcon” Faruk Fatih Özer. Ai ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga Turqia. 29-vjeçari është themeluesi i shkëmbimit të monedhës kripto Thodex.

I riu akuzohet se ka zhdukur rreth 2 miliardë dollarë të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer fillimisht u vendos në një hotel pranë “Zogut të Zi” në Tiranë duke prenotuar tre net.

Por natën e dytë u fsheh në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

Më pas u zhvendos në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Prej andej ai lëvizi në disa qytete në Shqipëri për të humbur gjurmët, por policia shqiptare e lokalizoi përmes përgjimeve duke e arrestuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit