Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh sot se Shqipëria është e para në rajon për numrin e të burgosurve. Këtë “meritë” ai ia atribuoi qeverisë Rama.
“Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë. Fakti provon se në Shqipëri me qeverinë e Ramës rritet vetëm varfëria dhe të burgosurit.
Në burg janë hallexhinjtë dhe jo trafikantët e pastruesit e parave. Vetëm lufta kundër korrupsionit kthen shpresën te shqiptarët. Ky është prioriteti ynë” tha ai.