Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
Dorëheqja e Mehmetit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.
“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.