Më shumë se 20 ditë më parë u zhduk pa gjurmë Ervis Martinaj. Misteri dhe pikëpyetjet që janë ngritur janë të shumta.
Policia deri tani ka arrestuar një agjent që rezultoi se ishte bashkëpunëtor i biznesmenit duke e shëtitur me makinë në arrati.
Përpos misterit nëse kemi të bëjmë me krim apo inskenim, një pyetje ngrihet edhe për drejtësinë, përse nuk po heton SPAK-u?
Prokuroria e Kurbinit është duke e hetuar si rrëmbimin denoncimin e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Por, si ka mundësi që kur flasim për një personazh të tillë, dosja nuk është transferuar nga Kurbini në SPAK?
Nuredin Dumani tha se Erivs Martinaj pagoi 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Dëshmia po hetohet nga SPAK.
Po pse kjo prokurori nuk merr në shqyrtim edhe denoncimin e zhdukjes kur bëhet fjalë për të njëjtin personazh, por e ka lënë në një prokurori periferike?