-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua në Gramsh, rusja dërgohet në spital

Kryesoret

Rusja e arrestuar për ngjarjen e Gramshit ndodhet në spitalin e burgut dhe jo ne qelitë e paraburgimit.

Për arsye shëndetësore mësohet se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe, ka kërkuar të qëndrojë në spitalin e burgut.

Ndërkohë, një grup sigurie nga burgu i grave ndodhen ne spitalin e burgun për ruajtjen e sigurisë së ruses.

Policia po heton shkaqet e futjes së dy rusëve dhe një të riu ukrainas në uzinën e armëve në Gramsh.

Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi, megjithatë i kanë hedhur poshtë akuzat duke u prezantuar si blogerë.

Kush është Svetlana Timofoeva?

Svetlana Timofoeva është 33-vjeçarja ruse e cila u raportua nga autoritetet shqiptare si një nga tre personat e arrestuar të shtunën, pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nga një kërkim në rrjet, Svetlana rezulton se prezantohet si fotografe dhe blogere, me pseudonimin Lana Sator. Fotografitë e saj janë publikuar në media të ndryshme ndërkombëtare, si CNN dhe Daily Mail.
Dhjetë vite më parë ajo udhëtonte në Rusi dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik për të fotografuar bazat ushtarake të braktisura. Ndërsa në vitin 2019, fotografitë e realizuara prej saj në Katedralen e Notre Damme në Paris pas djegies u publikuan edhe në CNN.

Timofoeva u arrestua të shtunën bashkë me rusin 24-vjeçar, Mikhail Zorin, dhe një shtetas me pasaportë ukrainase, të identifikuar si F.A, 25 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka edhe llogarinë në Instagram “cyanidium”, ku janë publikuar foto nga Shqipëria gjatë ditëve të fundit, me makinën Chevrolet me të cilën u arrestua, por edhe nga baza të tjera ushtarake në Shqipëri, ku ai mendohet të jetë futur disa vite më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit