Reshit Fraholli, Raif Muçka, Bektash Xhudellari dhe Marsel Muçllari janë lënë në burg nga Gjykata e Pogradecit.
Të katër këta persona kanë ushtruar detyrën në Bashkinë e qytetit të Pogradecit. Ata u akuzuan për vjedhje të pajisjeve spitalore dhe shkollore. Këto pajisje rezultojnë të jenë dhuruar nga donatorët e huaj.
Si ndodhi vjedhja
Pakot e dhuruara nga donatorët u grumbulluan në Pallatin e Sportit në Pogradec. Katër punonjësit e bashkisë, të cilët kishin dijeni për pakot dhe mund të hynin dhe të dilnin lirisht. Përvetësuan pakot dhe më pas i shitën ato.
Pas ngjarjes ka reaguar dhe bashkia e Pogradecit, kjo e fundit u distancua nga ngjarja dhe dënojë rëndë aktin e punonjësve të saj.