-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i “mbretit” të mashtrimit, Turqia dërgon përforcime në Shqipëri

Kryesoret

Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu ka reaguar në lidhje me arrestimin e krijuesi të kriptomonedhës Thodex.

Faruk Fatih Özer u arrestua ditën e djeshme në Himarë pas mashtrimit prej 2 milion dollarësh të bërë në Turqi. Ministri i Brendshëm është shprehur se pas arrestimit të tij, dy zyrtarë të lartë të policisë turke kanë mbërritur në vendin tonë për të bërë të mundur ekstradimin.

“Ky person, për të cilin të gjithë ne dhe Ministria shqiptare u munduam, është kapur. Ekziston një proces kthimi. Ne lëshuam njoftimin e kuq nëpërmjet INTERPOL-it prillin e kaluar. Prej ditës së djeshme ai u kap në Shqipëri. 2 nga miqtë tanë janë aktualisht në Shqipëri. Ata janë aty si me dosjet ashtu edhe për procesin e kthimit. Procesi i kthimit varet nga data e gjykatës atje dhe vendimi që do të merret në gjykatë. Në kuadër të atij vendimi presim kthimin”, u shpreh, Soylu.

Ozer përdorte rreth 7 identitet dhe pamja e tij kishte ndryshuar shumë. Kjo e bërë të vështirë identifikimin e tij edhe pse kishte më shumë se 4 muaj që lëvizte lirisht në Shqipëri. Ai u shpëtoi dhe disa kontrolleve të mëparshme që u bën nga autoritet turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit