-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizjet, që çuan pas hekurave “bosin” turk të “Bitcoin”

Kryesoret

Përfundoi sot në Shqipëri, pas më shumë se një viti, arratia e 28-vjeçarit turk Faruk Ozer.

Ai mbylli papritur aktivitetin. Në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliard dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Policia njoftoi se Ozer, është arrestuar në zonën e Himarës. Ai mësohet se kishte marrë një vilë me qera, në një nga komplekset luksoze në brigjet e Jonit.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara.

Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje.

Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin.

Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre.

Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Kamerat e sigurisë në aeroportin e Stambollit, kishin fiksuar 28-vjeçarin, ndërsa po linte vendin, duke marrë avionin e linjës drejt Tiranës.

Autoritetet turke kërkuan menjëherë ndihmën e homologëve në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm turk bisedoi personalisht në telefon me homologun shqiptar Bledi Çuci.

Policia shqiptare arriti të zbulonte hotelin ku Ozer kishte qëndruar, pas mbërritjes në Tiranë, por ndërkohë ai ishte larguar.

Edhe disa operacione të organizuara nga policia, jo vetëm në kryeqytet, dështuan pa rezultat.

Përpara se të shkonte në zonën bregdetare të Himarës, i riu turk, mësohet se ka jetuar në një shtëpi me qera në zonën e Elbasanit.

Policia kishte së paku dy javë që kishte rënë në gjurmët e tij.

Ajo sot ka shoqëruar dhe dy shqiptarë, banues në Durrës, për të sqaruar lidhjet e tyre me Faruk Ozerin/ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit