Disa të shtëna armësh janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe. Breshëria e plumbave ka goditur murin rrethues të banesë së shtetasit L. K.
Djali i tij vetëm 19 vjeç, ka qenë në oborr në momentin kur ka dëgjuar të shtënat, dhe më pas është futur brenda në shtëpi. Ai ka telefonuar policinë për ngjarje.
Kjo e fundit po vazhdon hetimet dhe ende nuk ka një të dyshuar.
“Më datë 31.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Peraj”, në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetasit L. K., në të cilën ka qenë vetëm djali i tij, shtetasi L. K., 19 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” ka njoftuar policia.