-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi “nxin” punën e Nanos: Vrasje, atentate dhe drogë

Kryesoret

Qeveria shkarkoi sot Gledis Nanon nga posti i drejtorit të policisë së shtetit.

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Bledi Çuçi ka mbushur relacionin me dështimet.

Në dokument janë shpjeguar të gjitha detajet dhe arsyet që motivojnë shkarkimin.

Të njëjtat burime tregojnë se një nga shkaqet është rritja e krimit të organizuar.

Konkretisht që përkthehet me ngjarjet dhe përplasjet e bandave kriminale gjatë kohëve të fundit shkruan vizion plus.

Në këtë relacion thuhet se kriminaliteti ka pësuar rritje ku përmenden edhe disa ngjarje mafioze që kanë ndodhur në mes të ditës.

Sipas dokumentet bandat kriminale kanë shfrytëzuar neglizhencën e policisë dhe aktiviteti i tyre ka qenë në rritje.

Një tjetër arsye është përfshirja e efektivëve të policisë në botën e krimit.

Në këtë drejtim theksohet se rastet e policisë të përfshira në trafikun e drogës, në shoqërimin e tyre me personat e njohur të krimit kanë qenë të shpeshta.

Është përmendur gjithashtu edhe rasti i Morinës ku më shumë se 30 efektivë ishin zhytur në skemë korrupsioni.

Sipas shifrave zyrtare deri më tani janë shënuar 37 vrasje me 43 viktima, 10 prej të cilave janë krime brenda familjes.

Në total janë zbardhur 25 prej tyre, ndërkohë që hetimet vijojnë për 13 krime të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit