Të mërkurën në Prishtinë është organizuar një protestë e madhe për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçares e cila u dhunua nga pesë persona, të dielën.
Pa përdhunimit të së miturës ditën e sotme në Prishtinë është mbajtur një protestë.
Protesta e cila nisi te sheshi “Zahir Pajaziti”, ishte bartur para Ministrisë së Drejtësisë, Kuvendit e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj proteste kishte edhe shumë pankarta që kishin qëllim vetëdijesimin dhe revoltën ndaj fenomenit të dhunës seksuale.
“Qen shkyje dhunuesin”, “Qeni im e kupton kur i them jo”, “jo mbetet jo”.

Kishte edhe ide që gratë të armatosen për t’u mbrojtur nga dhunuesit potencialë.
Më poshtë i gjeni disa nga fotografitë më interesante të protestës.