-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat/ Rama i përgjigjet Bullgarisë: U duhet një përkthyes i mirë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bullgarisë, pasi Sofja zyrtare i kërkoi llogari për gjuhën aspak diplomatike dhe me akuza për negociatat.

Por, Edi Rama thotë se nuk ka thënë asgjë më shumë sesa tha në qershor dhe se ministrisë së Jashtme bullgare i duhet një përkthyes i mirë.

“A mundet dikush të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e saktë të përgjigjes sime në Bled.

Sesi Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim e Shqipërisë dhe Maqedonisë kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.

Nëse Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk kishte asgjë më të rëndësishme sot sesa një deklaratë publike për diçka që thashë në një panel të Forumit Strategjik të Bled.

Nuk mund ta marr si një kompliment të madh për forumin dhe panelin, duke përfshirë edhe veten time! Por seriozisht, kjo është e pamerituar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit